• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë dhe municion luftarak, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap teksa lëvizte me armë në qytet. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.H i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të bërë nga forcat “Shqiponja”, 42 vjeçarit iu gjet një pistoletë të cilën e mbante me qëllim shitjen ndaj personave të tjerë.

Në kuadër të operacionit ‘Transportuesi’, policia sekuestroi krehërin e pistoletës dhe municionin luftarak që mbante me vete i arrestuari.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *