• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Lajme, Të fundit
Parashikimi i motit : Pjesa e parë e ditës nis me diell, por përfundon me shi



Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë vendin tonë. Pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin, ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, megjithatë nuk do të ketë reshje.

Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 – 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë kushtet atmosferike në republikën e Kosovës, ku kryesisht parashikohet mot i qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin grumbullim të vranësirave në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur; minimalja -2 °C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 8°C. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi permanent verior.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojnë masat ajrore të qëndrueshme ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 1–2 gradë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -2°C minimalja deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior – veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në qendër të Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone ku gadishulli Skandinav dhe Europa lindore do të kenë reshje të konsiderueshme dëbore si edhe temperatura shumë të ulëta. Po ashtu me reshje të dendura shiu si edhe ministuhi ere do të paraqiten ishujt Britanike, Europa qendrore dhe brigjet e detit Egje ndërsa nën ndikimin e kushteve disi më të qëndrueshme atmosferike paraqiten gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *