• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shqiptari kapërcen murin përpara vrasjes së 26-vjeçares italiane

Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptari



Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja Vanessa Ballan, një nënë 26-vjeçare nga Treviso, autor i së cilës është shqiptari nga Kosova, Bujar Fangaj. Corriere della Sera ka nxjerrë pamjet e kamerave të sigurisë në të cilat duket 41-vjeçari pranë shtëpisë së viktimës të cilën e shantazhonte prej kohësh. Ata kishin pasur një lidhje intime së bashku edhe pse e reja ishte e martuar dhe kishte një fëmijë të mitur.

Ajo kishte kërkuar ndërprerjen e lidhjes, por kosovari nuk pranonte edhe pse e reja italiane ishte sërish shtatzëne prej 3 muajsh. Ajo kishte marrë lejë nga puna në supermarket për shkak të shtatzënisë ndaj 41-vjeçari i ka shkuar në shtëpi duke thyer një dritare me një çekiç. 26-vjeçara u qëllua disa herë me thikë në gjoks para se të vdiste.

Në pamjet e mbledhura nga kamerat shihet një burrë me veshje të ngjashme me ato të sekuestruara nga 41-vjeçari kosovar. Fillimisht ai endet pranë shtëpisë së viktimës dhe më pas hedh një çantë e zezë brenda kopshtit dhe ngjitet mbi gardh. Në atë çantë, e cila u sekuestrua, ka mjete për vjedhje, përfshirë çekiçin e përdorur për të thyer dritaren dhe për të hyrë në shtëpinë e viktimës.

Çekiçi i përket të dyshuarit, si dhe thika e gjetur gjysmë e pastër në lavamanin e kuzhinës. Deri në këtë moment shqiptari Bujar Fandaj nuk ka pranuar asgjë dhe ka ushtruar të drejtën e tij për të mos u përgjigjur. ©LAPSI.al

Vanessa Ballan, il killer ripreso dalle telecamere: le immagini prima del femminicidio che inchiodano Bujar Fandaj



2 Comments

  1. Patronazhist duhet te jete ky monstra.
    Keta rrajot e doshet jane profesioniste nga gardhi ne gardh.
    Rrahje vrasje perdhunime te njerezve te vobekte dhe te pambrojture!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *