• |
ide | kryesore

Princ Harry së shpejti një libër të ri

Paparazzi, Slider



Princi Harry thuhet se është duke punuar në publikimin e një libri të ri, por ai nuk do të jetë si “Spare”.

Kujtimet shpërthyese të cilat u publikuan në janar, u shpallën si më të shiturit e vitit 2023 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Amazon. Libri jashtëzakonisht i diskutueshëm dokumentoi të gjitha aspektet e jetës së tij, duke përfshirë marrëdhënien me Mbretin Charles, dhe rivalitetin e tij me vëllain e madh Princin William.

Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë parë që popullariteti i tyre në SHBA dhe MB të zvogëlohet pasi u larguan nga rolet e larta në Familjen Mbretërore në vitin 2020. Ata u zhvendosën në Kaliforni për të rritur familjen e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet, dhe që kur u larguan nga monarkisë, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë marrë kritika për intervistat e tyre për jetën si mbretërore.

Tani, ekspertët besojnë se Harry po synon të “zbusë” imazhin publik të tij dhe gruas me ndihmën e një libri të ri dhe kanë lënë të kuptohet se,  ai nuk do të jetë aq “i prerë” sa Spare.

Ekspertja Christina Garibaldi tha për Daily Express: “Duket sikur ata po ecin përpara në një drejtim pozitiv. Princi Harry po punon për një libër tjetër.

“Siç e dimë, ai ka një marrëveshje me katër libra, kështu që do të vijë një tjetër. Thjesht duam t’i shohim ata duke bërë punën e mirë, punën e tyre filantropike, të dëgjojmë për projektet e tyre bamirëse”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *