• |
ide | kryesore

Lewis Hamilton çfarë rrëfimi: “Jam shtirur si i sëmurë për të munguar në prova”

Sport
Hamilton



Po çfarë Max Verstappen…! Makthi i vërtetë i Lewis Hamilton janë provat. Ose të paktën kështu duket, duke gjykuar nga rrëfimi i shtatë herë kampionit të botës në F1 për portalin Race Fans. Në fakt, fjalët e pilotit të Mercedes zbulojnë mungesën e dëshirës për të hipur në makinë e për të kaluar kilometra të tëra dhe për t’u ofruar të dhëna inxhinierëve të tij. Alergjia ndaj provave e shtyu britanikun të përdorte zgjidhje ekstreme, si për shembull të pretendonte se ishte i sëmurë për të shmangur këtë barrë.

IRONIA E WOLFF

Hamilton rrëfen këtë dredhi, duke kujtuar një vizitë në selinë e Mercedes në Brackley, Britani e Madhe, në një nga dy post-sezonet e fundit: “Gjatë ndalesës sonë në fabrikë, Toto Wolff më tha mua dhe punonjësve se George (Russell red.) ishte sëmurë. E, siç shpjegoi ai, ishte ‘vërtet i sëmurë'”. Një referencë jo e rastësishme: “Më erdhi në mendje diçka që kishte të bënte me mua. Në fakt, në të kaluarën kisha shpikur diçka të ngjashme për të kapërcyer ditët e provave, pasi nuk më pëlqejnë fare”.

Lexo më tej: Speciale/ Michael Schumacher, 10 vjet nga aksidenti i skive në Meribel: aksidenti, familja, gjendja e sakrificat

MUNGESAT

Duhet thënë se në testet zyrtare nuk ka shumë raste në të cilat Hamilton nuk ka dalë në pistë. Në Barcelonë, në vitin 2015, gjatë testimit para-sezonal, britaniku ia la vendin kaludatorit Pascal Wehrlein. Shkak ishte një sëmundjeje, por kjo vetëm për një ditë. Pesë vjet më vonë, megjithatë, ai u ndalua nga Covid-19 i infektuar para raundit të parafundit, në Bahrein. Virusi e la atë me lodhje të zgjatur në muajt në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *