• |
ide | kryesore

Adhurues i mbrojtjes bardhezi si gjithmonë, Mourinho: “Muri i Juventus vështirë të kalohet”

Sport, Video
Mourinho



Roma doli e mundur nga shtëpia e Juventus dhe Jose Mourinho e pranon me sportivitet: “Luajtëm me shumë personalitet, por na mungoi konkretizimi – komentoi portugezi në fund të ndeshjes -. Arritëm të krijonim më shumë sesa kisha menduar në prag të ndeshjes. Por në pjesën e parë bëmë shumë mirë duke krijuar probleme për Juventus. Na mungoi goli, pastaj pasi pësuam një gol për shkak të disa përplasjeve të topit gjithçka u bë më e vështirë. Kapërcimi i murit të Juventus është i vështirë, sepse është shumë i strukturuar. Jam i kënaqur me mënyrën se si u përballëm dhe përgatitëm ndeshjen, por padyshim jo për rezultatin”.

Një elozh si gjithnjë për mbrojtjen e Juventus. Mourinho edhe më parë nuk i ka kursyer lëvdatat për prapavijën bardhezi. Në vitin 2018 kur drejtonte Manchester United, Special One tha pas eliminimit: “Kanë Bonucci e Chiellini si bazë të skuadrës që duhet të mbajnë leksione universitare në Harvard për mënyrën si mbrojnë. Janë fantastikë, absolutisht fantastikë”.

TRANSFERTAT MAKTH

Vazhdojnë vështirësitë në transfertë për Romën dhe Mourinho nuk e mohon: “Natyrisht në shtëpi jemi një skuadër ndryshe, por nuk jemi e vetmja skuadër që e kemi këtë problem. Duhet të kemi respekt për punën dhe përkushtimin tonë pavarësisht të gjitha problemeve që kemi – komentoi Mourinho për DAZN -. E kam thënë disa herë që larg shtëpisë ndoshta na mungon pak personaliteti dhe aftësia për t’u imponuar. Por jo sot. Kundër Juventus nuk ndodhi dhe ata po luftojnë për titullin. Ishim skuadra më e fortë në pjesën e parë dhe vetëm goli ndryshoi perspektivën e ndeshjes. Ne nuk arritëm të krijonim ndonjë rast të madh në pjesën e dytë. Por është mëkat sepse luajtëm shumë mirë në pjesën e parë”.

MUNGESA E NDICKA E MERKATO

Roma tani do të duhet të bëjë edhe pa mbrojtësin Ndicka, që do të shkojë në Kupën e Kombeve të Afrikës: “Jam i kënaqur me mënyrën se si ai është rritur, përfshirë Kristensen. Ata janë krenaria ime si dhe personaliteti i Bove. Sigurisht që rezultati ka rëndësi dhe ne meritonim një më të mirë. Nuk mund të them asgjë për merkaton. Nuk e di nëse do të vijë ndonjë mbrojtës apo jo. Por tashmë po mendoj për ndeshjen e ardhshme pa Ndicka e pa një zëvendësues për të”.



1 Comment

  1. Ndryshe te adhurosh e ndryshe te thuash nje te vertete! A I THOTE TE VERTETEN NUK THOTE SE E ADHURO N JUVNTUSHE LESHI Ka dhe nji perulje gati skllave e shqiptareve per skuadrat e huaja, dhe me donkishotesjke edhte se keta pseudo mdherne ndjehen kranar per karllikun e tyre! O trapa vetem budallejte shqiptare jane tifoze me skuadrat e huaja, ,Kete gomarllik nuk e gjen ne asnj popull tjeter! Te shkrete, te shkrete ,te shkrete! Bum bum budalla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *