• |
ide | kryesore

Birrë e urinë mbi Van der Poel: çiklisti reagon duke pështyrë mbi tifozët

Sport
Van der Poel



Një tjetër fitore në çiklo-kros për kampionin e botës Mathieu Van der Poel. Ai në këtë sezon është imponuar në të gjitha testet e kësaj disipline ku ka marrë pjesë. E megjithatë, sot në rrjetet sociale u diskutua shumë për një video në të cilën shihet holandezi, i cili, pasi afrohet me biçikletë te një grup spektatorësh, pështyn drejt tyre.

Videoja po bëhej virale, kështu që vetë Van der Poel ndërhyri më pas në rrjetet sociale X. Çiklisti nuk e konfirmoi hipotezën e hedhur nga disa media belge, të plotësuar me dëshmitë e disa personave që ishin të pranishëm. Sipas këtij rikonstruksioni të fakteve, ishte një grup mbështetësish belgë të Wout Van Aert dhe reagimi i Van der Poel u provokua nga fakti se, gjatë kalimit në xhirot e mëparshme në atë pjesë, këta tifozë kishin hedhur mbi të birrë dhe urinë.

Lexo më tejÇiklisti hollandez sherr me dy minorene se i prishën gjumin: Van der Poel arrestohet

“Më kishin mbuluar me ofendime – u limitua të thotë kampioni holandez -. E më duhet të them se kjo përsëritet në çdo garë, deri në atë pikë sa ndihem i ofenduar vërtetë. Nuk reshtnin së thirruri cdo lloj gjëje dhe e bënë qysh në nxemje. Çfarë më thoshin? Pyenti ata, unë nuk e përsëris, por pas një farë kohe edhe për mua është shumë. E me këtë mbarova, nuk dua flas më për këtë. Por disa sjellje nuk duhet të kenë vend në sportin tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *