• |
ide | kryesore

FOTO/ Ndenjëse kokës, gjakoset tifozi i Juventus: akt i shëmtuar i ultrasve të Romës në Stadium

Sport
ndenjëse



Humbjen 1-0 në Torino siç duket nuk e kanë kapërcyer mirë tifozët e Romës. Një episod i shëmtuar ka ndodhur, në fakt, gjatë Juventus-Roma. Sipas disa rikonstruksioneve të ngjarjes, një tifoz në zonën romaniste (më saktë në sektorin ngjitur me sektorin mysafir) shkuli një ndenjëse të Allianz Stadium dhe më pas e hodhi drejt një tifozi të Juventus. Personi i goditur u plagos në kokë dhe mbeti përtokë i gjakosur, për tu shoqëruar më pas jashtë stadiumit për të marrë ndihmë mjekësore.

Goditja në kokë me një ndenjëse të shkulur në stadium, është një sjellje për t’u censuruar. Në fakt, ajo i shtohet koreve raciste që u dëgjuan në Stadium ndaj Dusan Vlahovic. “Je një cigan” ishin thirrjet e verdhekuqve gjatë daljes së serbit nga fusha, në minutën e 76′, i zëvendësuar nga Milik.

Lexo më tejRrëzoi Romën me një gol, Rabiot: “E kishim parë Inter, tani besojmë më shumë te titulli”

Juventus mposhti Romën 1-0 në javën e fundit të vitit 2023 në Serie A. Bardhezinjtë tani i afrohen Inter në krye të tabelës, me vetëm dy pikë distancë. Në ndeshjen mes teknikëve Allegri e Mourinho, pas shtyllës së Cristante në startin e ndeshjes për Romën, ishte Juventus ai që krijoi rastet më të pastra me Vlahovic dhe Kostic në pjesën e parë. Vetë sulmuesi serb ishte protagonist në minutën e 47′ me asistin që nxorri të lirë Rabiot përpara Rui Patricio për golin që vlejti tre pikë. Në fund, pati edhe një gol të anuluar ndaj Chiesa për pozicion jashtë loje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *