• |
ide | kryesore

Onana bën bilancin e vitit me United: “Gabimet? Edhe te Inter i bëja, por tani nuk më harrojnë”

Sport
Onana



Sezoni i tij me Manchester United deri më tani ka qenë plot gabime dhe kritika, por André Onana është optimist. Portieri kamerunas kujton se të njëjtën gjë përjetoi edhe kur mbërriti te Inter. “Gabimet janë pjesë e mësimit, e njëjta gjë ndodhi te Inter. Në fillim më kritikuan, por tani është dashuri e përjetshme me zikaltrit. Jam i sigurt që gjërat do të përmirësohen, kur ke aftësinë është vetëm çështje kohe”, tha portieri kamerunas.

“Kam punuar gjithë jetën time për të arritur këtu ku jam tani. Është një krenari e madhe të përfaqësosh Manchester United, të vesh këtë fanellë, e cila peshon shumë. Sot jam i lumtur”, shtoi ai për Sky.

GABIMET

“Gabimet? Janë pjesë e të mësuarit – përsëriti Onana -. E di që njerëzit presin shumë nga unë dhe prandaj më kritikojnë kaq shumë. Por për mua nuk është problem, jam mësuar. E njëjta gjë ndodhi edhe te Inter. Në fillim më kritikuan, por shiko si përfundoi… Tani është dashuri e përjetshme me zikaltrit. Manchester United është një klub edhe më i madh dhe pritshmëritë janë gjithashtu më të mëdha. Por jam i sigurt se duke bërë gjithmonë më mirë, tani e tutje, do të buzëqeshim së bashku siç ndodhi me Inter. Pakkush besoi tek ne, por ne treguam atë që ishim të aftë”.

Lexo më tej: Batuta e komentatorit të Sky për Onana, ekzalton tifozët: “Mrekulli… bëri një pritje”

E ARDHMJA

Për të ardhmen, Onana ishte gjithashtu i sigurtë: “Tani, te United, unë e kam të ardhmen time në duart e mia. Ne vetëm duhet të rikthehemi dhe jam i sigurt se do ta bëjmë. Kjo është arsyeja pse unë them se jeta përbëhet nga momente, dhe si e tillë, në të mirë e në të keq janë gjithmonë të përkohshme. Mund të ketë sezone të mira dhe të këqija, në jetë duhet të kuptosh se kur duhet të shijosh momentet e mira dhe kur duhet të durosh ato të këqija. Ne jemi qënie njerëzore, të gjitha këto na ndihmojnë të mësojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *