• |
ide | kryesore

Policia e Kosovës sekuestron një karikator, qindra fishekë dhe një flamur serb në Banjskë

Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës ka gjetur një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm në fshatin Banjskë të Zveçanit. Sipas njoftimit të policisë këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi. Lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetim.

‘Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Kujtojmë se më 24 shtator të vitit të kaluar, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist në këtë fshat, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.



4 Comments

  1. As nje sanksion ndaj Serbise per ngjarjen e Banjskes.
    Normal qe do vazhdojne me strategjite e tyre e me pas me propaganden viktimizuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *