• |
ide | kryesore

Profil i kryqëzuar/ Nata që ndau Ramën me Blendi Gonxhen

Arkiva, Kryesore, Lajme
Gonxhja prmbytja e liqenit



Edi Rama ka pasur pak data të errëta në karierën e tij politike, po me siguri njëra prej tyre, ajo që mund ta nxirrte përfundimisht nga arena, ku po përdorte çdo mjet për të ngecur, është ajo e 27 shtatorit 2002. Vëtë  i interesuari, gjendej atë ditë, mijëra kilometra larg nga qyteti që e drejtonte prej dy vitesh si kryebashkiak. Dhe atje në Pekin, me një diferencë kohore prej shtatë orësh me Tiranën, ai do të njoftohej për tragjedinë që po ndodhte. Në Tiranë çelsat e Bashkisë i kishte lënë në duart e zëvendësit të tij të parë, Blendi Gonxhes, njeriut që sot e ka rikthyer si ministër, në plan të parë të skenës politike.

Ky i fundit pavarësisht përpjekjeve, nuk po i jepte dot dum, shpërthimit të digës së liqenit e cila po përmbyste shtëpi, pallate, biznese dhe rrugë të tëra në Tiranën e re.

Për më tepër, në nxitim e sipër, ndoshta nga dëshira për manipulim, ndoshta nga mospasja në kontroll e situatës, Gonxhe kishte gënjyer publikisht në një intervistë radiofonike, duke thënë se shpërthimi i ujrave qe një test, që po e bënin për të provuar kolektorin që shkarkonte derdhjet e liqenit në Lanë. “Situata është nën kontroll”, pati siguruar ai.  Më vonë Bashkia do të pranonte versionin se një punonjës i saj, i dehur kishte hapur portën e digës së liqenit.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet/ Afrimi i Gonxhes pas 2 dekadash. Ikja e Margaritit dhe zvogëlimi i Metes

Orët kalonin dhe as trupat e ushtrisë, as specialistët e digave, as bashkia nuk gjenin dot zgjidhje. Bilanci përfundimtar do të qe i frikshëm: mbi 150 shtëpi, mbi 120 biznese, makina personale dhe bodrume pallatesh të përmbytura gjatë katastrofës.

Për të rrokur përmasat faktike të tragjedisë, Lapsi.al e ka vendosur në kontekstin e saj politik. Që prej verës, 2002, Fatos Nano kishte mundur Ilir Metën dhe ishte rikthyer kryeministër. Ai kishte nisur një periudhë paqeje rozë me shefin e opozitës Sali Berishën. Të dy kishin rënë së bashku dakord për të zgjedhur një president konsensual, Alfred Moisiun (foto poshte). Të dy kishin tërhequr pas akuzat e rënda për njëri-tjetrin dhe ashtu siç ndodh rëndom kur urrejtjet e mëdha transformohen në dashuri, kjo valë e re po shoqërohej me prerje kokash.

I pari që e pagoi çmimin ishte shefi i shërbimit sekret Fatos Klosi. I dyti që përmbushte kushtet për të qenë viktima e radhës qe Edi Rama.

Fatos Nano nuk ia falte kurrë rreshtimin pro Metës dhe kundër tij, aq më pak përshkrimin e njeriut dallaveraxhi e dembel të realizmit socialist, “Robert Çamçakëzi, që vërsillej në kantier me duar në xhepa”.

Sali Berishës, përpos urrejtjes patologjike për Ramën, që buronte që prej dhjetorit “90, goditja e tij i duhej edhe për të mbajtur pak gjallë, atë që në fakt është ADN e tij, flakën e opozitarizmit që qe fashitur së tepërmi nga muaji i zgjatur i mjaltit me Nanon.

Pra, hapja e digës së liqenit dhe dëmet e shkaktuara prej saj qenë rasti më i mirë për të përmbytur karierën politike të Ramës, një vit përpara se ai të imagjinonte rikandidimin për një mandat të dytë në Tiranë. Këtë herë vetë Bashkia që mburrej me lyerjen e fasadave dhe shkuljen e kjoskave, u kishte dhënë mundësinë e artë për ta demaskuar për inefikasitetin dhe amatorizmin e saj. Berisha duke shkuar në zonat e përmbytura, të nësërmen e asaj të shtune fatale të 27 shtatorit, kërkoi spastrimin e Ramës nga kryeministri, të cilit i tregoi edhe nenin 115 të kushtetutës që i mundësonte atij shkakrkimin e kryebashkiakëve për shkelje të rënda. As Nano nuk ishte treguar i mëshirshëm. I ndodhur atë fundjavë në një nga darkat e tij të gjata në restorantet e kryeqytetit, që vazhdonin deri në orët e para të mëngjesit, kur i kishin raportuar për katastrofën, ai i ishte drejtuar personalisht digës së liqenit (foto poshte per inspektim 28 shtator tek diga). Njeriu që i kishte dalë përpara ishte zv/kryetari i Bashkisë, Blendi Gonxhe, i cili me pafuqinë e njeriut që nuk e ndal dot dëmin e shkaktuar (rreth orës 3 të mëngjesit uji në qytet kishte arritur në 70 cm) orvatej ti raportonte kryeministrit. “Unë nuk kam ardhur të të pyes, por të të arrestoj ty”, ia kishte prerë shkurt kryeministri.

Të nesërmen pa u gdhirë ai kishte mbledhur shefin e ri të SHISH-it dhe Kryeprokurorin Theodhori Sollaku për ti këkruar ndëshkimin e rreptë të fajtorëve. Edi Rama i tmerruar u kthye urgjent nga Pekini pasi ndjeu se po i rëshqiste toka nën këmbë. Hipoteza se ato ishin orë të vështira për të, do të përforcohej ditë më pas, kur në 10 tetor, në një takim në presidencë mes Moisiut, Berishës dhe Nanos, mediat konfirmuan se të tre kishin folur kundër tij. Po si fillim, Berisha si opozitë, kishte kërkuar një mocion për shkarkim në Këshillin Bashkiak, dhe frika qe se mos  Nano i bashkëngjitej atij, si një shpagim për hakmarrjet e vjetra.

Berisha: Blendi Gonxhe, hajduti më i madh, pas Ramës dhe Veliajt!

Në këto kushte Rama ishte më në rrezik se kurrë. Obsionet e djegjes së tij, apo ato të një kandidtimi për Tiranën, jo më për ngjyrat e PS-së ishin të hapura. Madje u fol edhe për dorëheqje. Por përpara saj Edi Rama vendosi të bëjë një provë të fundit. Ta fillojë me sakrifikimin e atij që sot e ka rikthyer në skenë si ministër, Blendi Gonxhes. Boshllëku që po krijonte nuk qe i vogël. Ish studenti i tij në akademinë e arteve ishte një nga themelet e sistemit të ngritur në Bashki. Sipas aleatëve të Ramës, ai qe njeriu i domosdoshëm që i jepte drejtim çdo pune. Sipas PD, ai qe Mon Kukaleshi, njeriu që mblidhte paratë e korrupsionit të lejeve të ndërtimit, në favor të shefit. Si në të mirë edhe në të keq, ai dukej i pa zëvendësueshëm. Por koka e tij ishte haraçi i domosdoshëm për të mos rënë ajo e Ramës. Tre ditë më pas, nga e shtuna e 27 shtatorit, deri pasditen e së martës, ndërsa vërshimi i ujrave tashmë ishte ndalur, ndërsa punëtorët e komunales të veshur me uniforma qenë duke pastruar pellgjet e fundit në rrugët e Tiranës së re, Blendi Gonxhe, së bashku me një të rikthyer tjetër në administratën e lartë, ish drejtorin e Punëve Publike, Dritan Agolli, shpallën dorëheqjen. Arsyeja e tekstit të Gonxhes ishte “përgjegjësia morale për mos kordinimin dhe mosqarimin e menjëhershëm të situatës”.

Pak ditë më pas kur Këshilli bashkiak u mblodh për mocionin e opozitës (foto lart), socialistët e Nanos votuan kundër. Kurbani Gonxhe me sa duket ia kishte vlejtur. Por ama jo sakrifica personale e nën kryetarit të Bashkisë. Ashtu sikurse ndodh rëndom me Ramën, që pasi i bëhesh i panevojshëm, mund të të shkelë me këmbë, Blendi Gonxhes iu veshën edhe mëkatet për të cilat nuk kishte dhënë dorëheqjen. Njerëzit e afërt të Ramës, ata të cilët kundërshtonin ashpër akuzat e opozitës, tani u bënë të parët që mëkatet e parave të errëta të lejeve të ndërtimit, ti’a mvishnin atij që u përmbyt bashkë me digën. Versioni i djeshëm i shprehjes së sotme që hanë kumblla dhe dardha pas shpinës sime ishte: “Gonxhja kishte dorë, por shefi s’dinte gjë”.

Rama i fitoi zgjedhjet e një viti më pas për Bashkinë, ndërsa Nano e humbi pushtetin në 2005, në favor të Berishës. I braktisur nga të gjithë, me frikën se akuzat e qeverisë së re që premtonte “duar të pastra”, mund të shndëroheshin në ndëshkim, njësoj si pas revolucionit të ’90, Gonxhja u detyrua të merte sërish rugën e mërgimit.

Kur u rikthye tre vite më pas, me shpresën se Rama që ishte pranë fitores së pushtetit në zgjedhjet e radhës, nuk do ta kishte harruar, ai dha një intervistë për Gazetën Shqiptare në 30 shtator 2008, ku lavdëronte ish shefin dhe shpjegonte një skenar të mundshëm nëse ai mund ta drejtonte Bashkinë duke qenë vetë violinë e parë.

Por, Rama as nuk fitoi dhe as u kujtua për bashkëpuntorin e dikurshëm. Gonxhja mbeti i deziluzionuar, e shprehte frustrimin në rrethe të ngushta me “zhgënjimin më të madh të jetës së vet”, ndërsa Rama me sa duket mendonte se nuk kishte kaluar aq shumë kohë që ish studenti i tij i dikurshëm të rehabilitohej në publik.

Ky moment mbërriti në 2015, kur sa për të testuar oponionin, Erion Veliaj, vendosi ta rikthejë në Bashki si një drejtor të vogël të parqeve dhe gjelbërimit. A e dinte kryebashkiaku aktual, se në 2008 Gonxhja kishte shprehur ambicien për ta drejtuar i vetëm institucionin nga i cili pati dhënë dorëheqjen për shkak të përmbytjes? Me siguri që jo. Por ama Rama e dinte se 2027 është mandati i fundit i Veliajt të cilit duhet ti gjejë një pasardhës. Askush nuk mund të hedhë fall më tepër sesa kaq. Por një gjë qështë e sigurtë. Edi Rama ia ktheu borxhin Blendi Gonxhes duke e emëruar ministër. Ai e reabititoi, aq më tepër që tashmë ka shpallur tigra të tjerë, që kanë bërë namin pas shpinës së tij. 

©Lapsi.al     

 

 



7 Comments

  1. E ku eshte problemi ketu ? Me Gonxhen , pa Gonxhen sa te jete ne krye ai “ma Nalt ”

    taksat e ketij populli fukara do te fluturojne ne drejtim te paditur, Gonzhet, Tigrat, Kokat

    e soj sorollopi i tyre maksimimi do pine vere me kriminela ne burg nje ose dy vjet ne kushte

    shume me te mira se shumica e shqiptareve dhe pastaj do ti gezojne milionat e eurove per

    shtate pale qejfe, ndersa populli do te paguaje per gonzhet e tigrat e rinj.

  2. Ish drejtoresha e Bankës: Si e shpëtuam Fatos Nanon, nga atentati në 1992-shin, në Tropojë! Berisha organizoi bandat…!Salih karaxhic berisha foli prap sot o cecene qe vazhdoni te ruani bodrumet e shqupit.mos e braktisni salihu qe ju ka ushqyer me byrek per 30 vjet o maloke e cecene te vicidolit

  3. Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. thotë:

    Mirëmbrëma Edi Diarreja!
    Isha duke dalë jashtë Tiranës, këtë fundjavë, por ti më ktheve.Më ktheve, sepse je marrë veçanërisht me mua sot.
    Në fakt, ke kohë që merresh. Ke kohë që përpiqesh si e si, ta mbyllësh emisionin, “Të Paekspozuarit”.
    Në të vërtetë, ti e ke mbyllur 95% të medias shqiptare, sepse e ke blerë atë, siç ble votat, siç ble kriminelët, siç kthen vëllaun nga Amerika, për të punuar në Tiranë, siç u shpërndan paratë e shqiptarëve kompanive offshore.
    Edush diarreja, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot. Ky emision, do të mbyllet, atë ditë që unë nuk do të jem më në këtë botë.Deri atëherë, duhet të presësh dhe do të takohemi shpesh.
    Ka kohë që njihemi, Edi diarreja. Njihemi nga shumë vitë më parë, kur ti ishe kryetari i Bashkisë së Tiranës. Të kujtohet besoj. Përpiqu të futesh pak në atmosferën e asaj kohë. Ja përshembull, kujtohu, ditën kur hape liqenin artificial dhe mbyte Tiranën.
    Në fakt, nuk e mbyte ti Edush, me duart e tua, por budallenjtë që ti kishte në punë në Bashki. Ata hapën portën e Liqenit Artificial dhe Tirana u mbyt.
    Kujtohu! Ti ishe në një vend të largët, Ed diarreja. Më more në telefon. Të kujtohet besoj, po qaje Ed diarreja.
    Aman, – më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër.
    Më ndihmo, – më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem!
    Por, ctë bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë.
    Po ja, – thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales.
    Dhe unë e bëra. Bëra gjënë më aprofesionale dhe më të ndyrë në jetën time, sepse mu dhimbe. Kur qan ti, sikur qan një qen që është duke ngordhur.
    Hapa gazetën me titullin e madh: “Djali i Bales, mbyt Tiranën”. Njerëzit u tronditën, por edhe u qetësuan. Fjala mori dhenë, që Tiranën e kishte mbytur një i çmendur. E mori edhe shtypi francez, besoj të kujtohet. Me siguri, edhe atje ke marrë në qafë një redaktor të mjerë.
    “Një i çmendur mbyt Tiranën”, shkruajti shtypi francez.
    Dhe ti, i çmenduri i vërtetë, shpëtove. Shpëtove, por a do të shpëtosh dot tani që ke mbytur të gjithë vendin?
    Kjo ngjarje, do të më mbetet në mendje gjithmonë. Sa herë përballem në rrugë me djemtë e Bales, ul kokën dhe iki i turpëruar.
    Sot, ti ke mbledhur rreth vetes, dhjetë vetë dhe po ndan të gjithë Shqipërinë. Ndaje Edush, por ku do të futesh neser?
    Thonë që ti Edush diarreja, pi drogë. Unë nuk e di, por ti nuk ke nevojë të pish drogë, sepse ti je i çmendur.
    Unë e di hallin tënd. Ajo çka ke bërë ti, me këtë vend për 5 vjet, tani të është kthyer në makth. Ti jeton në një gjendje haluçinante.
    Edush diarreja, ti duhet të përgjigjesh për milionat apo miliardat. Ato tani janë bërë shumë. Ti nuk i fsheh dot më miliardat, duke nxjerrë nga arkivat e tua të pluhurosura, një kontratë që unë kam bërë dhjetë vjet më parë, me një ndërmarrje private të huaj, me emrin CEZ.
    Po, diarre, une a kam bërë këtë kontratë, nuk kam pse ta fsheh dhe ajo është publike. Kam një pronë sipas të gjitha ligjeve.
    Unë kam patur një mardhënie kontraktuale 10 vjecare, më një kompani private. Kjo kontratë ka mbaruar përpara një viti, në një objekt, lejen e të cilit e ke dhënë ti vite më parë.
    Unë nuk kam çfarë të fsheh, Ed diarreja. Ti, nuk fshihesh dot më.
    Vetëm një gjë nuk arrij të kuptoj, se si ti ke mundur të zbulosh, që sipërfaqja që unë zotëroj, kishte vetëm një banjë.
    Sepse, me sa di dhe kam dëgjuar nga miqtë e tu të afërt, ti e ke shume problem të shkosh në banjë.
    Në Paris përshembull, tregojnë që ti ndynje në mes të dhomës. Atëherë nuk ishte kryeministër, por i çmendur si sot, ishe.
    Kur shokët nuk të gjenin dot, se nuk i hapje derën, ata afroheshin, mbanin erë dhe kuptonin që ti Edush, ishe brenda.
    Edush diarreja, po ta përsëris edhe njëherë, emisionin “Të Paekspozuarit”, nuk e mbyll dot ti, sado media të blesh dhe sado para të kesh…
    Në fund po të kujtoj një postulatë biblik që thotë, “Nesër, me atë gjykim që ke gjykuar, do të të gjykojnë”.
    Natën e mirë, Edush!

    Ylli Rakipi

  4. Bravo Ylli Rakipi. Ju, Andi, Armand Shkullaku, Lubonja, Cani, etj. te pakte ne numer jeni njerez te vecante duke mos e shitur karakterin dhe profesionin! Shqiperia ka shume nevoje per ju qe zerat tuaj te mos shuhen.. ne si popull nuk do te mund t’ju paguajme dot kurre opoziten qe jeni duke bere por dijeni se mirenjohja nga zemra e njerezve persembari qe ju kuptojne eshte shume e madhe ndaj jush! Forca mos u dorezoni, ky qelbesire psiqik do burgoset nje dite! Ky palaco qe po po shtyn rinine te largohet me politikat e tij apo te tjere qe i shtyn te vetevriten nga jeta e qelbur me taksa e fajde, do ta gjeje e keqja te femijet!

  5. një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar.

    Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.O Ylli Rakipi ti qenke per ne burg per ate qe vet e pranon qe ke bere,a thua qe gazeta e salihut pranoje qe ti ta beje ate shkrim ne gazete,jo tregon cfare gazekari i lire ke qen o ylli rakipi pjedhe e ramiz alise me vone i salihut

    1. Ne çdo shkrim ti o bythqire patronazhist i ripjerdhjes shkruan pa lidhje jo (pjedhe) siç ke shkruar ti por pjelle e Ramiz Alise jeni ju kelyshet e Brekushaxhiut Borat Rama .E more dhe sot sufllaqen e dites hajde ha dhe Karin tim e te Ylli Rakipit e shoqeroje se te rreshket me mire sufllaqja e vetem diarre te nxjerr

  6. Remzi Hoxha kishte zbuluar një takim të Sali Berishës kur ky i fundit ishte president, me Kiro Gligorov, ish presidentin maqedonas dhe Sllobodan Millosheviçin në Ohër dhe kishte mundur të regjistronte bisedën.

    Për këtë arsye, thotë avokati, Remzi Hoxha u torturua në sy të Berishës dhe trupi i tij u zhduk. Dy Gimi ne kometet ketu lart morrat e kuq te salihut,o cecen gimi tani eshte koha e arte e zberthimit 30 vjecar te mbreterimit te klanit famekeq Trusti i Geshtenjave i udhehequr nga serbi salih karaxhic berisha,por vitet e fundit eshte zevendesuar nga Trusti i Boronicave,zberthimi sa ka filluar o cecen i kuq gimi,salihu do te ngordhe ne ballkon nga duke vrare veten,ju ku do hani byrek pas ngordhjes se salihut serb.flet Emigranti qe eshte ushqyer me sperme te cdo rrace neper urat e europes,nga sperma salih dole me sperme europiane po rritesh o morr i kuq i salihut blukuq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *