• |
ide | kryesore

Al-Khelaifi nuk heq dorë, ofertë e çmendur për Mbappé: për rinovimin me PSG ndihmë edhe familjes

Sport
Mbappé



E ardhmja e Kylian Mbappé duket gjithnjë e më larg nga Parisi dhe në këtë drejtim po zë vend skenari i kalimit të tij te Real Madrid, në transfertë të lirë, në fund të sezonit. Al-Khelaifi, sidoqoftë, nuk dëshiron të heqë dorë dhe ka një precedent që i forcon bindjen. Atë kur e bindi herën e parë sulmuesin të qendronte nën Tour Eiffel. Kështu, ka marrë zjarr një tjetër përpjekje e PSG-së për të bllokuar yllin francez, me një kontratë befasuese, bashkë me ofertën e ndihmës për familjen e tij.

100 MILIONË NË SEZON PËR MBAPPÉ

Në këtë rast, sipas asaj që raportoi gazetari francez Daniel Riolo, Paris Saint Germain ka bërë një ofertë mbi 100 milionë euro në sezon. “Diçka që nuk është parë më parë – raportoi Riolo –. Ndërsa në anën tjetër, Real Madrid, ka një ofertë prej 30 milionë ose pak më shumë, një pagë normale për yjet e futbollit”.

Lexo më tej: Goli ndaj Toulouse vlen rekordin, Mbappé më mirë se Cavani: “Nuk kam vendosur ende për të ardhmen”

NDIHMA PËR FAMILJEN

Për më tepër, klubi është ofruar të ndihmonte vëllain e tij Ethan (i lindur në 2006) në rrugën e tij të rritjes brenda klubit. Gjithashtu edhe nënën e tij, Fayza Lamari, për të hapur agjencinë e saj të parë të lojtarëve. A do të mjaftojë për të bindur Mbappé të qëndrojë te PSG? Në këtë kuptim, mbetet vetëm të presim zhvillime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *