• |
ide | kryesore

Kampioni olimpik Tamberi nën akuzat e babait: “Më nxorri në mes të rrugës brenda ditës”

Sport
Tamberi



Konflikti mes Gianmarco Tamberi dhe babait të tij Marco ka lënë shumë pasoja. Kampioni olimpik dhe ish-trajneri i tij u ndanë menjëherë pas Kampionatit Evropian 2022 të fituar nga Gimbo. Atleti kaloi menjëherë nën drejtimin e Giulio Ciotti. E megjithatë, koha duket se nuk e ka shëruar plagën. Konfirmimi erdhi mëngjesin e sotëm, në 18 janar, kur Tamberi senior publikoi një postim të ashpër në Facebook: “Djali yt, pasi ke rrezikuar gjithçka, absolutisht gjithçka për të, të nxjerr në rrugë nga një ditë në tjetrën si një leckë për këmbët”.

Fjalë që rëndojnë, sidomos kur krahasohen me ato të muajve të fundit, kur kampioni olimpik falenderonte gjithmonë të atin. Edhe pse, në fakt, Tamberi nuk e kishte fshehur se marrëdhënia tashmë kishte arritur në limitet e saj. Postimi u fshi pak më vonë, por solli mbeturinat e vjetra në sipërfaqe, siç ishte zgjedhja që Gianmarco të braktiste basketbollin për kërcimin së larti.

SI U PËRSHKALLËZUA KONFLIKTI

Një lëvizje pa dyshim largpamëse nga ana e trajnerit Marco, i cili i drejtoi të dy fëmijët e tij drejt atletikës së lehtë, por që atleti i Fiamme Oro Padova nuk e kapërceu kurrë, aq sa të zgjidhte Ciotti si trajner për të ndjekur titullin botëror outdoor, që mungonte për kompletimin e “Grand Slam”.

Megjithatë, trajneri pagoi një çmim të lartë për këtë zgjedhje, aq sa pësoi edhe pasoja fizike: “Duhet të bësh operacion në zemër (një gjë e vogël), para Krishtlindjeve të thonë se mund të kesh kancer të tiroides ( ishte shaka pfuiii), së shpejti do të dështojë kompania jote për të cilën ke shpenzuar kaq shumë energji për 30 vjet. Por une kam Stefin dhe të paktën një objektiv shumë të rëndësishëm, njerëz nga të cilët nuk e prisja më tregojnë cdo ditë se më respektojnë dhe më duan. Çfarë do më shumë nga jeta? NEVER GIVE UP për mua është shumë e lehtë (por dua të filloj sërish të fle mirë, më pëlqente shumë, dreqin!!)”.

Një rikthim i mirëkuptimit duket më larg se kurrë për një nga dyshet më të suksesshme në atletikë. Diçka mund të mësohet në javët e ardhshme siç e kishte parashikuar Gianmarco. E vetmja gjë që është e sigurt është se historia nuk do të përfundojë këtu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *