• |
ide | kryesore

Rastet me fruth në vend, rriten kërkesat për vaksinim gjatë dy javëve të fundit në Berat

Lajme, Të fundit



Numri i rasteve me fruth në Shqipëri ka rritur mjaft interesimin e prindërve në Berat, për të vaksinuar fëmijët e tyre. Edhe pse vaksinat kanë qenë të pranishme në çdo kohë pranë Qendrave Shëndetësore në qytetin e Beratit, vitet e fundit ka pasur mjaft defiçite për faktin se prindërit kanë qenë skeptik për këtë vaksinë. Me gjithë propagandën e bërë nga punonjësit e shëndetësisë për vaksinimin, prindërit nuk kanë pranuar t’i vaksinojnë fëmijët nga fruthi, duke pasur frikën e autizmit. Por pas daljes së rasteve të reja me fruth në Shqipëri është rritur edhe interesimi i tyre për vaksinimi.

Eva Picinane, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr.2 në lagjen “30 Vjetori”, qendra me numrin më të madh të banorëve në Berat, ka deklaruar se, procesi i vaksinimit ka qenë i rregullt gjatë gjithë kohës dhe vaksina e fruthit ka qenë e pranishme në të gjitha periudhat por vetëm gjatë 2-javëve të fundit është vënë re një shtim i interesimit nga ana e prindërve për vaksinimin e fëmijëve të tyre me vaksinën e fruthit. Ajo ka deklaruar edhe shifrat e vaksinimit gjatë dy javëve të fundit. “Janë vaksinuar 15 fëmijë nga 0-1 vjeç (të prapambetur), fëmijë të cilëve ju është shtytur vaksina për disa muaj dhe për grupmoshat 5-vjeç, që tashmë kanë periudhën e dytë të vaksinimit të fruthit, kemi një defiçit prej 17 fëmijësh, prej të cilëve janë vaksinuar deri më tani vetëm 5 prej tyre. Kërkesat për vaksinim nga fruthi janë shtuar por rastet e sëmundshmërisë në Berat janë “zero””-, pohon mjekja Picinane, e cila shpjegon edhe shkaqet e vonesave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *