• |
ide | kryesore

Bejzade debuton duke frenuar Tiranën, Abazaj shpëton Ahmatajn: Skënderbeu mbyt Kukësin

F1, Sport, Video
Bejzade



Tirana nuk fiton dot dhe tani Dinamo (ka një ndeshje për të rikuperuar) mund ta arrijë në vendin e katërt. Skerdi Bejzade, në debutimin në pankinën e Erzenit i shkakton ndalesën e re bardhebluve, duke ndalur edhe pikiatën e shijakasve. Rashica vendos ndeshjen në Korçë, duke i dhuruar fitoren 1-0 Skënderbeut kundër Kukësit. Bardhekuqtë tani distancohen 5 pikë nga zona e rrezikut, ndërsa verilindorët mbeten të fundit.

TIRANA 1-1 ERZENI

Nuk ka fitore për Tiranën që është ndalur në “Air Albania” nga Erzeni me rezultatin 1-1. Në sfidën e vlefshme për javën e 23 të Superiores, madje bardheblutë shpëtuan 9 minuta nga fundi, me shijakasit që udhëhiqnin me golin e Zekës, përpara se Abazaj të barazonte. Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që provuan shumë herë të gjenin golin e avantazhit. Ekuilibri nuk prishet në pjesën e parë, por finalja e ndeshjes është drithëruese. 15 minuta nga fundi Zeka kaloi në avantazh Erzenin, duke tronditur Ahmatajn. Dalje e pastudiuar e Abdullahut dhe kaos në zonë, që i dhanë mundësinë në gjysmëkthesë mesfushorit të shënonte. Tirana spostohet e gjitha përpara dhe në minutën e 81′ Abazaj barazoi rezultatin, duke goditur saktë me kokë në krosimin e Hoxhallarit. Bardheblutë tentuan sërish të gjenin edhe golin e përmbysjes në minutat e fundit, por pa arritur qëllimin. Bejzade debuton kështu me pikë, ndërsa Ahmataj rrezikon vendin në Final Four, nën presionin e Dinamos.

Lexo më tejVideo/ Carës i anulohet goli, përjashtohet Vila: Dinamo përmbys Partizanin, fitorja e parë në 15 vjet në derbi

SKËNDERBEU 1-0 KUKËSI

Skënderbeu merr tre pikë të rëndësishme që e shkëpusin momentalisht pesë pikë nga zona e rrezikut. 1-0 imponohet skuadra e Gvozdenovic në Korçë përballë Kukësit, duke luajtur ndoshta ndeshjen më të dobët. Korçarët arritën të merrnin fitoren falë golit të vetëm të shënuar nga Rashica. Kthehet tek fitorja skuadra bardhekuqe, duke mbytur Kukësin, që sheh tashmë ti largohet gjithnjë e më shumë zona e rrezikut. Me këto 3 pikë, Skënderbeu ngjitet në kuotën 28 në vendin e 7. Kukësi renditet në vendin e fundit me 19 pikë, – 4 nga zona playoff ku ndodhet Erzeni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *