• |
ide | kryesore

Procedohen 2 persona në Lushnje, vodhi çantën në një lokal, shpallet në kërkim 57-vjeçari

Lajme, Të fundit
prostitucion, policia



Procedohen në Lushnje 2 persona për vepra të ndryshme penale dhe shpallet në kërkim një tjetër. Filluan procedimet për A. Q pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe nga kontrolli i ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë sportive.

Po ashtu 45-vjeçari me iniciale E. SH pasi në një magazinë në pronësi të tij, u konstatua se po kryente punime ndërtimi, pa leje, dhe se kishte krijuar lidhje të paligjshme për furnizim me ujë.

Gjithashtu Prokuroria shpall në kërkim 57-vjeçarin me iniciale I. M pasi dyshohet se në një lokal, i ka vjedhur një shtetaseje, çantën në të cilën ajo mbante vlera monetare, dokumente dhe sende personale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *