• |
ide | kryesore

I uroi vdekjen, pastaj i kërkoi një autograf: rrëfimi i pabesueshëm i Gosens

Sport
Gosens



Nga urimi i vdekjes, në kërkesën për një autograf. Hapi ishte vërtetë shumë i shkurtër për një “tifoz” të Union Berlin. Një histori e pabesueshme dhe që në të njëjtën kohë të bën të reflektosh, ajo e rrëfyer nga Robin Gosens. Anësori gjerman fillimisht u kërcënua rëndë dhe pastaj ishte subjekt i ndërveprimit më klasik mes lojtarit dhe tifozit të një skuadre. Në harkun e vetëm tre ditëve dhe me protagonist të njëjtin person.

FILLIMISHT KËRCËNIMET ME VDEKJE, PASTAJ AUTOGRAFI

E ka zbuluar vetë ish-futbollisti i Inter, me një mesazh në kanalet e tij sociale: “Pas fitores 1-0 ndaj Ëolfsburg (të shtunën e kaluar, red.) u ndala me disa tifozë që më kishin kërkuar foto dhe autografe. Njëri prej tyre kishte një fytyrë e njohur, por fillimisht nuk e kujtova dot. Kur hipa në makinë për të shkuar në shtëpi u kthjellova”.

Lexo më tej: E akuzuan se i bëri presion trajnerit të Union Berlino, reagon Bonucci: “Lajme të shpikura mbi mua”

GOSENS E ‘TIFOZI’, NJË HISTORI QË TË BËN TË REFLEKTOSH

Në të vërtetë, Gosens e kishte parë atë person vetëm tre ditë më parë: “Ishte i njëjti djalë që pas ndeshjes kundër Mainz më kishte uruar vdekjen. Sipas tij, gjatë një kontestimi të tifozëve kisha një shprehje të gabuar. Ai më shkroi se unë dhe familja ime e meritonim vdekjen dhe se nuk kishte nevojë për njerëz si unë në këtë botë. I shoh profilet e njerëzve që më urojnë vdekjen, prandaj e njoha.” Një histori që është e pabesueshme, por edhe të bën të mendosh. Futbolli dhe tifozllëku duhet të jenë diçka tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *