• |
ide | kryesore

Igli Tare nuk ka dyshime: “Inzaghi është si Guardiola”

Sport
Igli Tare



Igli Tare nuk ka asnjë dyshim dhe flet vetëm fjalë lavdëruese për teknikun Simone Inzaghi, me të cilin si Drejtor Sportiv i Lazios ka punuar për disa vite. Edhe tani që Tare nuk është më te bardhekaltrit, lidhja me Simonen, trajnerin që ai vetë e mori duke i dhënë pankinën e parë të rëndësishme në karrierë, vazhdon të jetë e fortë.

“INZAGHI KUJDESET PËR GJITHÇKA NË MËNYRË MANIAKALE”

“Që në kohën kur ai luante mund të kuptohej diçka – tha Tare për Radio Deejay -. E njëjta gjë mund të thuhet për spanjollin Guardiola, të dy kishin diçka më shumë. Në pamje të parë Inzaghi të mashtron, është gjithmonë solar. Por në realitet ai është shumë i thellë dhe kujdeset për çdo detaj të vogël. Ai e nis nga minuta e parë e mëngjesit deri në minutën e fundit të mbrëmjes dhe kujdeset për gjithçka në mënyrë maniakale. Ai ka diçka më shumë se të tjerët në krijimin e një raporti me ekipin dhe në nivel individual”.

Lexo më tej: E bujshme, pas 18 vitesh Igli Tare njofton largimin nga Lazio: “Prej kohësh e kisha menduar këtë zgjedhje”

LUFTA PËR TITULL

“Kampionati thotë se Inter është më i forti për atë që ka treguar – vijoi Igli Tare -. Unë mendoj se i dyti është Juventus. Ata janë të fortë, por prisja diçka më shumë duke pasur parasysh se nuk kanë kupat për të luajtur. Ata mund t’i kishin përgatitur ndeshjet më mirë, por ata janë ende një skuadër e rëndësishme, ashtu si Milan. Ajo që po bën Bolonja është një surprizë e bukur. Ata vërtet të japin kënaqësi kur i sheh si luajnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *