• |
ide | kryesore

Dy tifozë të Brighton grabiten e plagosen me thika në Romë: u strehuan në një restorant për të shpëtuar

Sport
Brighton



Dy tifozë anglezë, në transfertë për të ndjekur ndeshjen e Brighton kundër Romës, u grabitën dhe u goditën me thikë pak pas mesnate nga një grup prej shtatë personash në Via Cavour, në kryeqytetin italian. Kriminelët arritën të merrnin çantat me sendet personale të viktimave 27 dhe 28 vjeç. Për t’i shpëtuar agresionit të keqbërësve, të cilët i plagosën me thikë në këmbë, të dy u strehuan në një restorant në rrugën Monte Polacco, ku pronari thirri policinë.

Një ngjarje që ka tensionuar situatën përpara ndeshjes së 1/8 të Europa League mes dy skuadrave. Roma e Brighton do të zbresin në fushë në orën 18.45 dhe policia ka qenë shumë e kujdesshme të mbajë nën kontroll tifozeritë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *