• |
ide | kryesore

Dy të arrestuar në Krujë me kanabis

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Krujës pasi u kapën duke transportuar 3 kg drogë.

Në pranga ranë shtetasit me iniciale A. Sh., 39 vjeç, dhe A. Gj., 30 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, një thes brenda të cilit kishte 3 kg kanabis.

Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, operacioni policor i koduar “Ndërmjetësi”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Krujë. Sekuestrohen 3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Hida”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Sh., 39 vjeç, dhe A. Gj., 30 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë 3 kg.

Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *