• |
ide | kryesore

Demi Moore në një lidhje dashurie me Joe Jonas?

Paparazzi, Slider


Demi Moore,dhe Joe Jonas kanë nxitur së fundmi spekulime për një lidhje dashurie.

Aktorja dhe këngëtari janë parë duke shijuar një drekë së bashku në një hotel në Francë, dhe thuhet se u njohën në Festivalin e Filmit në Kanë pas një performancë të Jonas.

“Demi dhe Joe janë bërë miq. Ata kanë miq të përbashkët dhe janë afruar shumë”, ka thënë një burim për DailyMail.

Megjithatë thashethemet për një romancë janë mohuar nga një burim tjetër, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është  miqësore.

Gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, Moore ka promovuar filmin e saj horror “The Substance” dhe ka qenë mikpritëse në gala të amfAR ku Jonas doli  në skenë me vëllain e tij Nick, duke kënduar hitin e tyre “Cake by the Ocean”.

Artisti më parë ka përfunduar lidhjen e tij pesëmujore me aktoren Stormi Bree.

Para saj, ai ka qenë katër vjet i martuar me aktoren Sophie Turner, 28 vjeçe, me të cilën ka dy fëmijë.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *