Një incident i pashënuar më parë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë finales së Eurovizion dhe me shumë mundësi e keni parë të shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale. Kur Surie, këngëtarja që përfaqësonte Britaninë e Madhe ishte duke performuar këngën e saj, një fans hipi në skenë dhe i mori mikrofonin nga dora.
Ai mori mikrofonin në dorë dhe bërtiti: “Për nazistët e medias britanike, kërkojmë liri!”
Sipas “Albeu”-t, ai quhet Kostandin dhe njihet me emrin e artit si Dr. A.C. Kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret një event live e për këtë është shndërruar në një ikonë televizive në mendjen e britanikëve.
Megjithatë performanca vazhdoi normalisht dhe stafi i Britanisë së Madhe nuk kërkoi që kënga të ri-niste sepse ishin të kënaqur pavarsisht ndërprerjes së pazakontë.