Këngëtari i hiteve reggaeton Dura, Gasolina e Despacito, është gati të japë shfaqjen e tij të parë në Tiranë. në datën 27 korrik tek sheshi Skënderbej.
Por siç duket, Daddy Yankee dhe stafi menaxhues i këtij koncerti kanë dashur që të bashkohet në skenë edhe disa këngëtar shqiptar për ta plotësuar ashtu siç duhet këtë koncert. Pasi Blitz.al zbuloi që një ndër artistët do të jetë Enca sot ka qenë vetë reperi shqiptar Ledri Vula që na ka zbuluar se edhe ai do t’i bashkohet Daddy Yankee-it në shesh për të përformuar hitet e tij. Këtë ai e ka bërë përmes një postimi në Instagram.