• |
ide | kryesore

Kourtney: Scot, shpirti im binjak

Paparazzi, Slider



Lidhja romantike e Kourtney Kardashian dhe Scott Disick ka përfunduar dhe tashmë janë thjesht miq të mirë.

Por Kourtney sapo pranoi thuajse se ata janë shpirtra binjakë. Në promon e episodit të radhës të “Keeping Up With The Kardashians”, në një bisedë mes motrash, Kourtney, Khloe dhe Kim flasin për eksperiencën e tyre kur vizituan një shërues në Bali.

Por e vetmja që kishte kaluar diçka kuptimplotë, ishte Kourtney.

“Scott hyri dhe burri (shëruesi) më tha realisht që në një jetë të shkuar ne ishim bashkë dhe ishim shpirtra binjakë. Dhe më tha: “Duhet të vendosësh nëse do të jeni bashkë ose jo.”- shpjegoi Kourtney. Dhe gjatë gjithë tregimit kishte një buzëqeshje në fytyrë dhe nuk tha asgjë për reagimin e çuditur të motrave të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *