Covid-19 ka shënuar një tjetër viktimë këtë të dielë. Ish-kampioni i notit në Shqipëri, Ilir Gjebrea ka humbur betejën me Covid-19.
Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra. Ai njihej me nofkën ‘peshkaqeni’. Pas tërheqjes nga noti, Gjebrea punoi si trajner i moshave të reja, duke nxjerrë notarë mjaft të zotë.