I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se mezi pret të punojë me qeverinë e re për vazhdimin e dialogut.
Ai vlerëson zgjedhjet në Kosovë për pjekuri të institucioneve, aktorëve dhe partive politike.
“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut”, shkruan Lajçak në Twitter.
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1361255213936635904
Kurti ne araqitjen e pare pas fitores deklaroi se muk ka prioritet bisedimet. Keta te BE thone se shpejt do fe fillojne bisedimet….a do kemi edhe nje perplasje te Kurtit me nderkombetaret.