• |
ide | kryesore

Basha për buxhetin: Tre propozimet që legalizojnë paratë e kanabisit!

Lajme, Të fundit

Në fjalimin për buxhetit e vitit 2018, Lulzim Basha veçoi tre propozime që sipas tij bëhen për klientët e Edi Ramës dhe mundësinë për pastrimin e parave të drogës.
1) Propozimi që cdo biznes i vogël për të nënshkruar faturë me TVSH
Ky propozim sipas Bashës i paraprin koncensionit për mbledhjen e TVSH-së. Basha tha se konçensionin e kërkojnë biznesmenë të lidhur me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën. Sipas Bashës numri i shqiptarëve që ikin në SHBA është pesëfishuar, ndërsa Olsi Rama la Amerikën për t’u kthyer në Shqipëri, si i papunë.
2) Ulja e TVSH me 6% për hotelet me pesë yje.
Sipas Bashës në vitin e ardhshëm, një familje në Vlorë apo Orikum, që jep një dhomë me qera do të paguajë 20% TVSH, ndërsa Santa Quaranta e Klemend Balilit do të paguajë 6%.
3) Projekti “1 Miliard” i PPP, Partneritetit Publik Privat.
Këtë skemë Basha e përshkruan si fazën e dytë të planit të Ramës për kanabizimin e vendit. kJo përmban futjen në dorë të ekonomisë përmes parave të drogës. Sipas Bashës, projekti “1 Miliard” është legalizimi i parave të drogës.© Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu