• |
ide | kryesore

‘Sa e ke rrogën, nuk jam mirë me këmbën e majtë’, Rama vë në siklet të rinjtë (Video)

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në një aktivitet për shpalosjen e misionit për punësimin dhe futjen në skemën e Ndihmës Ekonomike të njerëzve që sipas tij kanë vërtetë nevojë.

Në aktivitetin ku mori pjesë Rama prezantoi disa të rinj të cilët sipas kreut të qeverisë ishin për t’u marrë shembull.

Por, kryeministri nuk ngurroi t’i vinte në siklet të rinjtë duke i pyetur për rrogën.

Rama: Kur ke filluar punë këtu?

Vajza: Para disa muajsh

Rama: Çfarë roli ke?

Vajza: Planifikuese

Rama: Sa e ke rrogën?

Vajza: Nuk mund ta them këtu

Rama: Po si mos e tregosh, rrogat janë të deklaruara (duke qeshur)

Vajza: 700 mijë

Rama: Aaa prandaj nuk e thotë se e paska 700 mijë. Po ti djali tjetër sa e ke rrogën?

Djali: Unë 540

Rama: Mirë, s’qenke keq

Rama: Ejani edhe ju atje në cep, pse ikni, jepi urdhër të vijnë, hajdeni pak

Afrohet një tjetër punonjëse: E nisëm nga zero, jam punësuar që ditën e parë para 5 vitesh

Rama: Rrini aty ku jeni, më jepni solidaritet se nuk e kam mirë këmbën e majtë.

6 Comments

  1. Pa ju futur skenave të vjetra të propogandave që i shihnim në televizionin e vetëm shqiptar shtetëror. mbi sukseset e mëdha të partisëë së lavdishme të punës me në krye shokun Enver, a nuk i mjaftojnë Edverit pothuajse të gjitha mediat shqiptare që ju bëjnë jehonë “sukseseve” të tij, e paska marë para borxh për të ngritur edhe një televizion personal. Po ç’shtë ky televizion i turpshem personal i një kryeministri ERTV, ku shohim se një palo ministër në njëzet fjalë që thotë e përmend 15 herë pronarin e ERTV e ky del e bën llogje me disa të rij se sa e keni rrogën që ju kam siguruar unë ?

  2. Klloun kryeminister’ a keni pare gjakundi ne ndonje shtet qe KM te dale e te pyeseper rrogat? Sikur ky idiot nuk i din rrogat qe kane punonjesit etij.Po SHQIPERIA nuk jane ato 10 — 15 vetepor rinia eshte me mijera qe kerko pune, e qe po punojne per me pak se 200leke (te reja), Ku i ka premtimet e bera per 300000mije vende pune, po per elektrikun, per taksatetj etj , se cfar ti kujtosh me pare ketij, qe si pras kashari thote qe poben pushtet. Po ben ,, poben ,, pushtetin e vjedhjes, droges, e mafies, ky eshte RAMA, karagjozi, e hajni i pa pare ne SHQIPERI.

  3. populli azil nga ky kopil stalini iken nga te kater anet vrap,e ky mburret.paramendo merkel,makron,apo trump te ket nje tv ,do e hiqnin per nji minut.por ja qe kemo nji lim il rama e mao LUU ce dun per kryminister e kryekryeminister.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu