• |
ide | kryesore

FOTOT/ Kapet një peshkaqen i madh në bredgetin e Durrësit

Pikante



Një peshkaqen me përmasa të mëdha ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në qytetin e Durrësit. Ata kanë mundur të kapin gjallesën jo shumë larg bregut të detit, ndërsa në panik janë vënë personat që kanë mundur ta shikojnë këtë krijesë.

Peshkaqeni i pazakontë për brigjet shqiptare është filmuar nga peshkatarët që e kapën atë dhe pamjet janë vërtet të pazakonta. Kjo nuk është hera e parë që një peshkaqen kapet në brigjet shqiptare. Ende nuk është folur zyrtarisht nëse ata përbëjnë rrezik për pushuesit apo jo.

E ndërsa me zbatimin e vetingut të gjithë presin me padurim emrat e “peshqve të mëdhenj” që do bien në rrjetë, peshkatarët e Durrësit e kanë kapur vërtet një të tillë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *