• |
ide | kryesore

Kozias pyetet për Tahirin, por ai e ka hallin diku tjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias është pyetur nga mediat për marrëdhëniet me Shqipërinë kur në Tiranë klima politike është e rënduar për shkak të skandalit “Tahiri”. Një gazetare e ka pyetur se “Ministria e Punëve të Jashtme greke, disa ditë më parë, bëri një deklaratë lidhur me situatën politike në Shqipëri dhe përfshirjen e mundshme të një ish-ministri në një skandal droge dhe si ndikon kjo atmosferë, me këto akuza të rënda në vazhdimin e negociatave”.
Kotzias tha fillimisht se është jo shumë e mençur nga ana e Shqipërisë që ka si qëllim të “përmbysë” ndërtesat në Himarë dhe kjo nuk i ndihmon negociatat.
“Së dyti: Sa i përket akuzës për ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë… ne folëm për të drejtat e njeriut. Problemi që ne kemi është se pakica greke nuk njihet nga ligji shqiptar. Ajo njihet nga e drejta ndërkombëtare me marrëveshjet e vitit 1921. Vetë krijimi i shtetit shqiptar shoqërohet me njohjen e këtyre të drejtave” – tha Kotzias duke devijuar çështjen aty ku “i dhemb dhëmbi”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *