• |
ide | kryesore

Apeli i Durrësit rikthen në burg njeriun e Gulen, por shtetasi turk ia ka mbathur nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Profesori turk Muhammed Yasir Aydogmus duhet të jetë në burg. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Apelit në Durrës, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigursë ‘arrest me burg’. Aydogmus është i  kërkuar nga drejtësia turke për “pjesëmarrje në organizatë terroriste’ dhe si i lidhur me klerikun Fetullah Gulen.

Rikthimin e tij në burg e kishte kërkuar Prokuroria e Durrësit, pasi më 13 tetor Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e kishte liruar.

Ai u arrestua në Durrës, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët pasi tentuan të kalojnë tranzit drejt Italisë me pasaporta të falsfikuara. Për lirimin e tij pati një reagim të ashpër nga Ambasada Turke në Tirane, e cila e cilësoi si skandaloz vendimin për lirimin e tij.

Ndërkohë që profesori turk rezulton të jetë larguar më 30 tetor bashkë me gruan dhe dy fëmijët nga kambi i refugjatëve në Babrru të Tiranës. Sipas autoriteteve turke ai është i lidhur me organizatën FETO të klerikut Gulen.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *