• |
ide | kryesore

Ulja e temperaturave, bllokohet nga ngrica rruga Qafë–Kashar Rinas, probleme edhe në akse të tjera

Lajme, Të fundit



Shirat e shumtë të ditëve të fundit ia kanë lënë vendit kohës me diellit dhe uljeve të temperaturave. Ulja drastike e temperaturave ka bërë që në disa prej segmenteve rrugore në kryeqytet të jenë të ngrira.

Segmenti Qafë–Kashar Rinas, është bllokuar në të dy senset e lëvizjes si pasojë e ngricave në rrugë, të cilat përbëjnë burim aksidenti. Lëvizja është devijuar në rrugën e vjetër Vorë-Rinas.

Po ashtu edhe rruga e Farkës ka prezencë akulli. Gjithashtu bëhet me dije se duhet treguar kujdes edhe në rrugën e Dajtit.

Policia Rrugore ka shtuar sherbimet ne rruge per te ndihmuar dhe orientuar qarkullimin deri sa te normalizohet situata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *