• |
ide | kryesore

Arilena Ara: Bashkëpunimi me Florin që nisi nga një gotë verë

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e djeshme Arilena Ara ka bërë daljen e saj publike pas një mungese në televizion. E ftuar në Top Show Magazine ajo foli për projektet e saj si dhe si janë aktualisht marrëdhëniet me Threedots pas suksesit të “Nallane 3”. Arilena sqaroi njëherë e mirë thashethemet nëse ajo dhe Flor Mumajesi kishin diçka më shumë se miqësi mes tyre.

“Unë dhe Flori kemi një energji shumë të mirë. Bashkëpunimi me Florin është themeluar duke pirë një gotë verë…”, – tha Arilena duke specifikuar se në grupin Threedots ajo nuk hyri për të zëvendësuar askënd.

Përsa i përket projekteve të saj në vazhdimësi, këngëtarja tregoi se shumë shpejt prej saj do të vijë një surprizë e madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *