• |
ide | kryesore

Djali i Fatos Nanos zëvendëson Briseida Shehajn në krye të AIDA-s

Lajme, Të fundit



Pas largimit të Briseida Shehajt, në krye të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) është emëruar Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit, Fatos Nano. Ai është i njohur në fushën e biznesit, pasi për vite me radhë ka pasur lokale të njohur për jetën e natës në kryeqytet. AIDA është një agjensi e cila ka si objektiv kryesor tërheqjen e investimeve të huaja rritjen e konkurrencës së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit. Më herët kjo agjenci drejtohej nga Briseida Shehaj.

©LAPSI.al 



8 Comments

  1. Me siguri ka hyre me konkurs. Duhet ta kete ndihmuar edhe eksperienca e madhe qe ka ne administrate.

  2. DINASTIA kOMUNISTE”” pasi ishiti partine kanabistit e ulargua ne AUSTRI, KUdihet se me se jeto atje, mese fundemi puneson te birin, si duket ka qene marreveshja qe une po te le partine, e ti me rregullo femine. TOSI u thoshte hapur vartesve;; vidhni, vidhni, por vidhni edhe per mua, ky trashegimtari qeverise NARKO,,,ben sikur po lufton me veset e vjedhjes me fjale. por ama po thyen rekorde ne pasurine e pa merituar. Ku eshte vetingu dhe pasqyrimi i sinqerte i pasurise se ketij kapo bande,,,,,,,PRESIM,,,,,,,S’ KA GJE QE NUK DO DALE, edhe sikur ne varr.

  3. Ajo qe me cudit me shume nuk eshte emerimi i tij sepse dihet qe prej vitit 90′ te gjithe politikanet shqiptare sidomos ata kryesoret kane marredhenie te persosura sidomos per TRASHEGIMNI PUSHTETI! Por cudia eshte tek roli i gazetareve tane i cili le shume vend per te deshiruar. Perse e japin thjesht si nje njoftim dhe nuk “shtojne” asgje me shume. Frika, Paaftesia, Interesi etj. si keto bejne qe gjithcka qe dihet sidomos nga populli mbi vjedhjet, krimet etj. te bera nga keta pushtetare asnje nuk flet. Rasti me tipik ishte ai i Freedom House ku e citohet se lufta ndaj korrupsionit morri nje goditje me zgjedhjen e Ilir Metes president! Dhe kur gazetaret e ftuar ne te gjitha studiot televizive nuk pati guximin te thone qofte dhe nje fjale perkundrazi e etiketuan si fajtore dhe jo si e sakte apo kishte mospeputhje ne deklaratat e saj!? Qe ketu kuptojme se dhe gazetaret jane bashkefajtore. Perjashtim ben vetem PAMFLET ku me fakte tregon fytyren reale te pushtetareve tane! Keshtu dhe puna e djalit te Fatos Nanos!

  4. O –shume mire -”paska”pervoje te madhe se na paska menaxhuar disa lokale nate ku shperndahet droga dhe behen-orgjira–paska civi te mrekullueshme nejse nderi shperblehet me nder .Edvini nuk ja paskaharruar nderin Nanos qe e solli me thonj pa prere nga Parisi ku i mori dhe partine dhe u be kryeministri me i ”suksesshem” per hashashizimin e vendit..

  5. Mire tha Rama, “ne jemi per meritokraci”, dhe ky “e meriton” …Pasi vodhi i jati ky hapi nje lokal “lollipop” ne mes te bllokut ku shperndahej “e bardha ” e Tahirit..Tani per “merita” te vecanta familjare ne shperndarje…do ti jepet edhe nje institucion shteteror ne pergjegjesi, i cili ishte ne dore te “yllit” te rilindjes, mikes se ngushte te Tahirit…AIDA eshte institucioni kryesor ne promocionin e investimeve te huaja ne Shqiperi…Imagjinoni ne doren e kujt jemi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *