• |
ide | kryesore

Sot Francë – Argjentinë/ Ka luftë edhe mes mediave

F1, Rusi 2018, Sport



Gazeta franceze “L’Equipe” ishte shumë e qartë në faqen e saj të parë të ditës së premte, në lidhje me ndeshjen Francë-Argjentinë të 1/8 të finaleve të Botërorit, që do të luhet të shtunën, në orën 16:00.

“L’Equipe” është hapur me titullin “Nuk kalon”, me një foto të Leo Messit të rrethuar nga futbollistë francezë. Nga Argjentina nuk ka vonuar që gazeta Olé të përgjigjet në web, duke thënë se Messi “kalon” mes francezëve në duelin e së shtunës.

“Dëshira e gazetës franceze nuk do të plotësohet sepse kështu e ndjejmë ne këtej, ku për gjithçka mundohemi dyfish. Ose trefish. Ose pesëfish. Nuk ka rëndësi se sa, ne gjithmonë ia dalim mbanë. U krijua në Evropë, por ka gjakun tonë, kështu që do ia arrijë qëllimit. Kemi besim, për këtë arsye iu përgjigjëm gazetës franceze” shkruan gazeta argjentinase.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *