• |
ide | kryesore

Trafik armësh dhe municionesh, shpallet në kërkim italiani me kompani në Durrës

Lajme, Të fundit



Policia sekuestroi disa pako tritoli me kapsolla të montuara në një kompani në Durrës.

Për këtë sasi, në flagrancë u arrestua menaxheri i firmës, 28-vjeçari Agron Kryeziu me banin në Durrës. Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit  të kompanisë, shtetasi italian  E.B.  43 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike në një kovë plastike me bojë kanë gjetur dhe sekuestruar: 4 pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *