• |
ide | kryesore

Pulisic në shitje, Chelsea e Liverpool vijnë me 62 milionë paund

Sport



Borussia Dortmund kanë sinjalizuar qartë Liverpool e Chelsea, sipas raportimeve që vijnë nga Gjermania, se janë përgatitur të shesinyllin e tyre Christian Pulisic.

Fantazisti adoleshent ka një kontratë në Signal Iduna Park deri në 2020, por mund ti hipë anijes për në Premier League, sepse sipas Bild, bisedimet për rinovimin e kontratës mes Pulisic dhe BVB nuk kanë patur sukses.

Ata pretendojnë se klubi i Bundesligës e ka vendosur 19-vjecarin në merkato, por do të dëgjojnë vetëm oferta që shkojnë në £62 milion paund.

Pulisic i ka shërbyer vetë spekulimeve të merkatos, që e shohin pranë ish-trajnerit të tij Jurgen Klopp në Anfield: “Ai ishte aty kur unë mbërrita. Sigurisht isha me ekipin e të rinjve të Dortmund, por ai ishte i pari që më dha trajnimin profesional. E di që është një njeri i madh dhe më pëlqen që e shoh kaq mirë tek Liverpool”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *