• |
ide | kryesore

Basha për raportin e DASH: Në shqip, atë që Rama nuk e kupton anglisht (Video)

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha reagoi sërish në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që thotë se Shqipëria vlerësohet si një vend i vështirë për të bërë biznes, bazuar në dëshmitë e investitorëve të huaja.

Basha ka bërë publike një kronikë të Zërit të Amerikës, që është përgatitur pas publikimit të raportit, në të cilën flasin ekspertë shqiptarë.

‘Në shqip, ajo që Edi Rama dhe Selia e Hajdutëve bëjnë sikur nuk e kuptojnë në anglisht, sepse babëzia ju ka errur sytë’, – shkruan Basha në Facebook.

Ndërsa Zëri i Amerikës shkruan: “Në Tiranë u prit me reagime të ndryshme raporti I fundit i DASH mbi Klimën e Biznesit. Qeveria dhe opozita shkëmbyen akuza për kritikat e raportit, ndërsa ekspertët pohuan se ky raport tregon edhe një here problemet e mëdha të ekonomisë shqiptare, si korrupsioni dhe klientelizmi politik.” 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *