• |
ide | kryesore

C. Ronaldo ngacmime Milan dhe Inter: “Në Itali është vetëm Juventus”

Sport



“Jam i lumtur, ëndërroja të luaja tek Juve që kur isha fëmijë. Tani jam këtu, i përgatitur të fitoj trofe”. Raporti i dashurisë mes Cristiano Ronaldos e Juventus nuk ka shumë që ka nisur, por ka marrë dimensionet e një historie më shumë se të rëndësishme. Portugezi ka dhënë një intervistë për Juventus tv, ku flet për gjithë përjetimet në Torino.

Të dielën do të provojë fanellën bardhezi në fushën e lojës, në debutimin e tij në Villar Perosa, të paktën 45 minuta sa për të entuziazmuar publikun: “Duhet të falenderoj tifozët që më pritën në mënyrë fantastike. Për këtë kam detyrim të jap gjithnjë maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën të përmirësohet. Kështu mund të fitojmë së bashku”.

Ronaldo është gati dhe shpjegon edhe zgjedhjen e tij për të kaluar tek Juve: “Që fëmijë e njihja këtë skuadër, më pëlqente dhe shpresoja që një ditë të luaja aty. Është një nga klubet më të rëndësishëm në botë, më i rëndësishmi në Itali, jam i lumtur këtu. Ishte një zgjedhje e lehtë”.

Momenti që e afroi përfundimisht me shoqërinë bardhezi ishte ajo duartrokitje e tifozëve pas rovjeshatës në Stadium nga ana e tifozëve të Juves: “Nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë. Ishte një ndjesi e bukur. Në fillim u befasova, por nga ai moment Juventus më pëlqeu edhe më shumë. Më bëri të kuptoja se këtu njerëzit Cristianon e donin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *