• |
ide | kryesore

Luka Modric: “Jam shumë i lumtur te Real Madrid”

Sport



Luka Modric është ylli i ri i Real Madridit. Lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2018 ku udhëhoqi Kroacinë në finale, për t’u mundur më pas nga Franca. Përveç arritjes me kombëtaren e tij, mesfushori i Merengues ishte protagonist i një sezoni të madh edhe me Real Madrid me të cilin vitin e kaluar fitoi trofeun e tretë radhazi të Champions.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventus, Luka Modric u përfol për një transferim tek Inter. Por ndërkombëtari kroat ka siguruar se do të vijojë të luftojë për të njëjtat ngjyra edhe gjatë sezonit 2018-2019, ato të Real Madridit.

Pas ceremonisë së çmimeve të UEFA-s ku u vlerësua si “Lojtari më i mirë i Vitit” dhe hedhjes së shortit për grupet e Champions, Modric  shprehu sërish dashurinë e tij për Los Blancois: “Unë jam në klubin më të mirë në botë, dua të jem këtu. Unë nuk jam i lumtur, por jam shumë i lumtur që jam këtu, shumë i qetë dhe dua të vazhdoj të bëj të njëjtat gjera si gjashtë vitet e fundit “.

“Siç kam thënë më parë, jam shumë i lumtur që jam këtu, kam punuar për të arritur nivelin më të lartë të mundshëm, kështu që falënderoj Zotin që jam këtu. Ky është viti më i mirë i karrierës sime, kolektivisht dhe individualisht, kështu që jam i gëzuar, ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, shtoi Luka Modric, i cili në garën për çmimin e “Lojtarit më të mirë të vitit” fitoi ndaj kadidaturës së ish-shokut të tij të skuadrës Cristiano Ronaldo dhe yllit të Liverpool Mohamed Salah.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *