• |
ide | kryesore

Southampton: gjobë rekord për ish-juventinin

Sport



Telashe për Mario Lemina. Ish-mesfushori i Juventus, tashmë tek Southampton, ka marrë një dënim të ashpër financiar nga Gjykata e Aldershot. Gjoba rekord prej 96mijë stërlinash (106mijë euro), është më e larta e dhënë ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, 18 pikë më pak në patentë dhe heqjen e lejes për një vit. Vendimi i gjykatësve ka ardhur, pasi lojtari ka refuzuar të tregojë se kush ishte në drejtim të mjetit të gjobitur të tejkalim shpejtësie.

Një dënim i fortë për mesfushorin, pak ditë pasi kishte festuar lindjen e të birit Isaiah-King. Ish-juventini ka deklaruar se nuk ka qenë ai duke drejtuar Mercedesin e tij të gjobitur për tejkalim shpejtësie, duke “fajësuar” në fillim të vëllain e më pas kushëririn e tij.

I thërritur nga Gjykata e Aldershot, Lemina nuk është prezantuar për të diskutuar dënimin, por shumë shpejt do të flasë me Southampton për sa ndodhi. Një gjobë rekord që kalon ndjeshëm 10 mijë stërlinat që ishin në vendin e parë të dënimit dhe ishin vënë për drejtuesit e televisionit britanik Anthony McPartlin, ndaluar në prill në gjendje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *