• |
ide | kryesore

VIDEO / Liga e Kombeve, Zvicra shkatërron Islandën, shënojnë shqiptarët

Sport



Kombëtarja zvicerane ka korrur një fitore tenistike në Ligën e Kombeve. 6-0 janë imponuar helvetët ndaj Islandës në Kybunpark. Plot gjashtë gola të shënuar nga gjashtë lojtarë të ndryshëm zviceranë.

Steven Zuber hapi serinë e golave në minutën e 13′ duke përfituar nga një shërbim i përsosur i Ricardo Rodriguez. Kur u duk sikur po mblidhnin veten, nordikët pësuan të dytin kur në të 23′, mesfushori difensiv Denis Zakaria dyfishoi i asistuar nga Fabian Schar. Pas 2-0 islandezët tentuan rinisjen, por pa skukses.

Pjesa e dytë ishte u luajt totalisht në një sens. Xherdan Shaqiri realizoi golin e 3 për të tijtë falë një goditje të lirë të ekzekutuar në perfeksion në minutën e 53′. Goli i katërt në minutën e 67′ pa për protagonist Seferovic. Ky i fundit dhuroi pas katër minutash asistin për Ajetin që shënoi të pestin në të 71′. Mehmedi vulos rezultatin e takimit në të 82′, dhe shifrat 6-0 të fitores së Zvicrës.

Fitore të thellë ka arritur edhe Bjellorusia 5-0 ndaj San Marinos. Golat u shënuan nga I. Stasevich (4) S. Dragun (26) A. Saroka (67 pen) S. Dragun (87) Y. Kovalev (90+1). Një lojë totalisht e dominuar nga bjellorusët me 75% të zotërimit të topit kundrejt 25% të kundërshtarit.

Finlanda ka regjistruar një fitore minimale ndaj Hungarisë e cila në fakt ka pasur 66% të zotërimit të topit kundrejt 36% të fituesve. Goli i fitores për hungarezët u shënua nga T. Pukki në minutën e 7′.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *