• |
ide | kryesore

Ç’fsheh loja e Ramës me Air Albania?

Blog

Mënyra pompoze si kryeministri veproi me inagurimin e Airi Albania nuk përbën ndonjë krim. Më kot prej ditësh po i nxjerrin se kompania me flamurin shqiptar nuk është licensuar akoma. Më kot po reken të tregojnë tabelat se ende fluturimi rrezulton si kur e ka kryer Turkish Airlines. Më kot verifikojnë oraret e linjës Tiranë – Stamboll që janë të njëjta me ato që kryente më parë kompania turke.
Të gjitha këto denoncime që bëhen për të diskredituar gënjeshtrat e Ramës, e kanë jetën të shkurtër. Sepse e gjitha është thjeshtë çështje kohe.
Pas disa ditësh apo javësh, Air Albania do të licensohet. Në tabelat e aeroporteve do të fshihen simbolet TK, për tu zëvendësuar me ato Al dhe gjithëçka do të funksionojë normalisht.
Pra mëkati i Ramës qenkësh se ka mashtruar me disa ditë, ose thjeshtë se ka vënë tiganin në zjarr, kur peshkun e kishte ende në det.
Dhe në krahasim me “gjëmat” e tjera të tij, kjo nuk është ndonjë ngjarje që duhet mbajtur shënim.
Por ama, ndryshe nga sa u tha më sipër ky episod tregon diçka shumë më të madhe. Fakti se Rama nxitoi të organizonte ceremoninë e inagurimit, përpara se të kishte në rregull kompaninë, është telbi i mënyrës se si ai bën politikë. Kjo ngjarje është e njësoj e ngjashme m atë të kohës kur ai zbriti në arenë: Duke bërë “kthimin në identitet të ministrive”, të cilat i leu vetëm nga përpara. Ajo përkon si dy pika uji edhe me fushatën e tij të të fundit elekorale, ku i çuditi njerëzit me dajre, brekushe dhe atlete, por pa i treguar asnjë rrjesht program. Sepse ky është Edi Rama, njeriu që do të të shesë formë, pa të dhënë thelb.
Dhe kjo është edhe historia me Air Albania, avionin që e leu, i ngyrosi flamurin, i vendosi emrin, e hodhi në Facebook dhe iorgnizoi edhe ceremoninë, pa licvensuar ende kompaninë. Sepse thirja e shout ëshë gjithnjë më e madhe sesa puna reale.
©Lapsi.al

3 Comments

  1. Shume interesante kjo foto.Shikojeni me kujdes.Rama eshte veshur shik,me kostum te rregullt ,pra pa benevreke dhe pa atlete,ne kete takim me Erdoganin.Apo,sic duket ,kete lloj veshjeje,Rama e quan :”Veshje allaturke”,te pershtateshme vetem ne takimet me turqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu