Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga ndërhyrja për arrestimin e bandës së “Bajrit”, që u finalizua me kapjen e 11 personave.
Në videon në fjalë shihet se si forca të mëdha policore, zbarkojnë në qytetin verior, ku kapin në flagrancë të arrestuarit, pjesë e bandës ku koka e grupit ishte Enver Bajri, ndërsa rol të rëndësishëm kishte dhe kushëriri i tij Safet Bajri, i cilësuar si ‘i forti’ i Shkodrës.
Madje në pamje shihen se një prej pjesëtarëve të bandës u kap teksa luante bilardo, madje ishte dhe armatosur. Ndërkohë, disa prej të arrestuarve kanë marrë masat të mbulojnë kokën, duke vendosur kapuça apo dhe kapele. Safet Bajri u arrestua dje në Tiranë, ndërsa grupi kriminal vepronte në Tiranë, Shkodër, Belgjikë dhe Holandë.
TE ARRESTUARIT
1.Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim;
-Enver Bajri., 45 vjeç
-N.H., 34 vjeç.
Ku je futur sali, krimineli dixhital nuk te ka cuar ndonje video per keq trajtimin qe i kane bere ketyre haleve gjate arrestimit,je i merzitur sali se ti arrestuan koleget
Armir Grima u kap por rradhen e ka Armando Duka tani. Bashkpuntor ne trukimet e ndeshjeve .
Keta shoket e Frokeve dhe Prengave do jene pa diskutim.Pa le te thone keta te ridhjerjes qe jane te Saliut.
Mos e ve ne dyshim te saliut jane,se ndryshe do ti kishte arrestuar,po grima kandidati i PD cfare desh aty ke banda