• |
ide | kryesore

Kërcënimi i nënkomisarit Nuhu, ‘bëhet e gjallë’ Arta Marku: Çështjen ia kalova Prokurorisë së Tiranës

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar përmes një deklarate lidhur me letrën e nënkomisarit Emiljano Nuhu dërguar pranë këtij institucioni, ku ai pretendon se është kërcënuar. Arta Marku thotë se për këtë çështje ia ka dërguar materialin Prokurorisë së Tiranës për të kryer verifikimet e nevojshme mbi pretendimet e nënkomisarit.

Deklarata.

Prokuroria e Përgjithshme sqaron se pranë saj, është dërguar për dijeni, letra e nënkomisarit të policisë Emiljano Nuhu. Pavarësisht se shkresa e nënkomisarit Nuhu është e dërguar për dijeni, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar materialin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të kryer verifikimet e nevojshme mbi pretendimet e kërkuesit Emiljano Nuhu, për kërcënimet dhe frikën për jetën. 

Sipas parashikimeve të ligjit nr.10173, datë 22.10.2009 “Për Mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” është kërkuar të vlerësohet situata e paraqitur nga kërkuesi Emiljano Nuhu. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka informuar se pranë kësaj prokurorie është regjistruar procedimi penal Nr.7103 për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit të Policisë nr. 6 mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Emiljano Nuhu.

Në kallëzim, sikurse në shkresën e dërguar për dijeni Prokurorisë së Përgjithshme, kallëzuesi pretendon se është kanosur për shkak të detyrës nga ana e shtetasve Rrahman Rraja dhe Rexhep Rraja.
Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal janë administruar të dhëna shkresore, janë këqyrur pamje filmike si dhe janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen. Hetimi vijon me intensitet në drejtim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes, evidentimit të faktit penal dhe personave të dyshuar si të përfshirë.



3 Comments

  1. Opaaaaaa ja ku dolen dhe virtuozet , prestigjozet, talentet, te pagabueshmit, magjistaret, artistet e PP.
    Arta artistja po na njofton qe edhe pa asnje detaj kohor eshte duke hetu ceshtjen , ueeeeeeeeee ca sihaqiri!

    ashtu te lumte arta ashtu te lumte ashte te do partia xhafa rama dhe ulsiu. te hetosh pas pilafit.

    te lumte goja e me byth te forta

  2. moj artza me fal Nafije qe tund dybekun tani u kojtove ti mas 2 muaj ku taulanti me shoke i fshine te gjita provat . kjo eshte prokuroria qe duam per kriminetet. populli ne burg kriminelet te lire dhe ta shetisin viktiken me makine ku ti dete qefi me e keqia edhe neper televizione. e n sulfejuat ju apo keshtu kishe marre urdher nga lart te lale ne televizione te dhote ato9 qe ju i keni dhene dhe ne rast se dikush i ben pyetje per te dale e verteta te iki dhe te ler emisionin dhe njekoheisht te thote jo se nuk me pelqen ai tjetri kur i thane se me ke erdhe Vajza nuk ka vaj do mbroje jeten e saj dheishte e detyruar te genjeje ashtu si ju qe keni fshire faktet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *