• |
ide | kryesore

Legjendari John Terry tërhiqet nga futbolli

Sport



Në moshën 37 vjecare dhe pas një sezoni të fundit me Aston Villa, John Terry anuncion tërheqjen nga futbolli i luajtur me një postim në Instagram. Emri i tij është i lidhur pashmangshmërisht me Chelsea, ku ka luajtur praktikisht për gjithë karrierën. Me Blues ka fituar 5 Premier League, 4 Kupa Anglia, 3 Kupa Lega, 4 Superkupa Anglie, 1 Europa League e 1 Champions League.

Terry ka qenë një flamur i vërtetë i Chelsea, klub ku arriti vetëm 14 vjec e me të cilin debutoio në Premier League në 1998 me Gianluca Vialli si manager. Një përrallë që zgjati më shumë se 20 vjet e ku mbrojtësi ka koleksionuar 717 prezenca me 67 gola e me të cilët fitoi gjithcka. Terry ishte kapiten i londinezëve nga 2004 në 2017.

Mbrojtësi ka qenë pikë e rëndësishme e Kombëtares nga 2003 në 2012: dy Botëror e tre Europian të jetuar si protagonistë, për një total prej 78 prezencash e 6 golash. Tani e ardhmja e tij është si trajner.

View this post on Instagram

THANK YOU ⚽️

A post shared by John Terry (@johnterry.26) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *