• |
ide | kryesore

Champions/ Juventus humb pjesët, edhe Mandzukic mungon në Manchester

Sport



Pas mungesës për shkaqe shëndetësore të Emre Can, një tjetër problem bie mbi Juventus dhe teknikun Massimiliano Allegri në vigjilje të ndeshjes së të martës në mbrëmje në Old Trafford kundër Manchester United. Mario Mandzukic do të mungojë në transfertën e Champions League, si pasojë e një dëmtimi në kavilje.

Sulmuesi kroat është ndalur në stërvitje, pasi ka pësuar një ndrydhje të kaviljes dhe ndërsa priten kontrollet e mëtejshme për të mësuar shkallën e dëmtimit, është e sigurtë mungesa e 31 vjecarit në sfidën e rëndësishme për vendin e parë të grupit.

Mungesa e kroatit është konfirmuar nga përjashtimi i tij në listën e të grumbulluarve të Allegrit për ndeshjen në Manchester, pa harruar se edhe Sami Khedira nuk është i disponueshëm, duke bërë që favoriti për të qenë titullar të jetë Bentancur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *