• |
ide | kryesore

Në të gjithë kombinimet, e ardhmja e Mourinhos kalon nga Juventus

Sport



E ardhmja e Jose Mourinho mund të jetë përsëri në dyshim, nëse pëson tjetër turpërim në Champions League përballë Juventus së Cristiano Ronaldo të mërkurën. Manchester United luan në Torino duke e ditur se një humbje e përsëritur nga kampionët e Italisë do ti japë Valencia shansin ta vendosin kualifikimin e anglezëve në 16 më të mirët në dyshim të fortë.

Nëse Reds Devils dështojnë të dalin nga grupi, Mourinho do të paguajë faturën me punën e tij pas një starti të tmerrshëm të sezonit, shkruan The Mirror. United u mundën nga një gol i Paulo Dybala në Old Trafford kundër Juventus dhe tekniku Max Allegri e sheh ndeshjen e kthimit si mundësinë ideale për të lënë në gjunjë një nga klubet e mëdha të Europës.

United mbetet në vendin e dytë të Grupit H – dy pikë para Valencias, por humbja në Itali, e kombinuar me fitoren e Valencias ndaj zviceranëve të Young Boys do ta përmbyste renditjen. E në fund, skuadra e Mourinho do të udhëtojë drejt Mestella në një betejë të vërtetë.

Muajin e kaluar Mourinho u shpreh se dëshironte të qendronte tek Manchester United përtej kontratës së tij, që skadon në 2020, me opsionin për një tjetër vit.

Mourinho, që është nën presion, me United në vendin e 7 në Premier League pas tre humbjeve këtë sezon, deklaroi: “Jo, e ardhmja ime ëhstë këtu – Kam një kontratë dhe deri në fund të saj mendoj vetëm për Manchester United. Jam i lumtur të qendroj këtu edhe më gjatë se aq.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *