• |
ide | kryesore

Teserime ilegale, Chelsea rrezikon bllokimin e merkatos për dy vjet

Sport



Football Leaks nxjerr publikime të reja, që rrezikojnë të fusin në telashe Chelsea e katër klube të tjera të Premier League: rreziku është bllokimi i merkatos së futbollit për dy vjet, për shkak të teserimeve ilegale të futbollistëve të vegjël, si i ka ndodhur më parë Atletico Madrid por edhe, në formë të reduktuar, Real Madrid e Barcellona. Në rastin e Blues, në shënjestër të Fifa-s edhe transferimi i Bertrand Traoré, shitur tek Lione në 2017.

Sipas Mediapart, që vazhdon të publikojë fakte të Football Leaks, Chelsea është vëzhguar në 19 operacione të merkatos, nga të cilat 13 i përkasin futbollistëve minorenë. Është rasti i Traoré: kur ishte 15 vjec shoqërià angleze i ka paguar shkollën djaloshit e ka përshpejtuar trasnferimin në Angli të mamasë e vëllait, praktikë e ndaluar me rregullore. Sulmuesi i Burkina Faso do të ishte plotësisht një lojtar i londinezëve që kur ishte 16 vjec (kishte luajtur kundër Arsenal me Under 18) edhe pse më pas blerja zyrtare u njoftua në 2014 kur lojtari mbushi 18 vjec.

Dënimi i Fifa, që e ka konfirmuar hetimin (“Janë zhvilluar hetime mbi Chelsea e katër klube të tjera angleze. Nuk është e mundur të jepet më shumë informacion”), mund të parashikojë nga 50.000 euro gjobë deri në pezullimin e merkatos për katër sesione, ose më saktë për dy vite kalendarik.

Chelsea ndërkohë është përgjigjur me një komunikatë zyrtare: “Po bashkëpunojmë plotësisht me Fifa dhe e kemi furnizuar me prova që tregojnë korrektësinë e sjelljes sonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *