• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni aksidentin e tmerrshëm në Formula 3: pilotia 17 vjeçare fluturon mbi barriera…

Sport, Video



Momente frike dhe ankthi në Macao gjatë garës së Formula 3: Sophia Floersch, në kthesën Lisbona, ka humbur kontrollin e makinës së saj dhe ka fluturuar totalisht sipër barrierave mbrojtëse, duke shkatërruar tribunën e dedikuar për fotografët. Imazhet janë të tmerrshme. 17 vjecarja është koshiente dhe është dërguar për ndihmë të specializuar në spital: nga Kina ka ardhur edhe komunikata e Fia-s. Sipas buletinit të parë mjekësor, pilotia është në gjendje stabël, por ka pësuar një frakturë spinale.

Edhe Sho Tsuboi, piloti tjetër që u përfshi në aksident, është gjithashtu i ndërgjegjshëm dhe është transportuar në qendrën mjekësore për qartësime të mëtejshme. Kanë patur fat edhe dy fotografët e një punonjës i policisë, që janë jashtë rrezikut për jetën, në atë që mund të quhet aksidenti më i frikshëm në Formula.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *